Lladrovci përkujton heronjtë Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj
30 maj 2021
| 16:05
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka përkujtuar Rasim Kiçinën dhe Ragip Halilajn në përvjetorin e rënies së tyre.
“Sot është përvjetori i rënies në altarin e lirisë të heronjve Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj, dy viganëve të UÇK-së. Me nderim të thellë i kujtojmë për jetën e veprën e tyre heroike, sepse, ata janë në themelin e lirisë tonë, shtetit tonë. Në këtë përvjetor e gjithmonë, do t’i kujtojmë me nderim, heronjtë, dëshmorët dhe martirët e lirisë. Lavdi jetës dhe veprës së heronjve Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj! Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!”, ka shkruar Lladrovci në llogarinë e vet në “Facebook”.