Lladrovci përshëndet vendimin e shtyrjes së gjobave për targat ilegale për 24 orë
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka përshëndetur vendimin për shtyrjen e shqiptimit të gjobave për 24 orë, duke deklaruar se “të injorohen këshillat e miqve në këtë kohë, nuk është punë e mençur”.
“Historia e thotë se armiqtë tanë vetëm mjetet i kanë ndryshuar për 1.000 vitet e fundit, jo qëllimet. Kjo nuk do të thotë se miqtë nuk ndryshojnë mendje, pse na ndihmuan të çlirohemi e të jemi shtet i pavarur”, ka shkruar Lladrovci në rrejtet sociale.
Postimi i tij:
Vendimi për shtyrjen 24 orë të shqiptimit të gjobave për targat ilegale, është shpresëdhënës.
Të injorohen këshillat e miqve në këtë kohë, nuk është punë e mençur.
Ndryshe, krejt buxheti i shtetit edhe për 5 vitet e ardhme po të shpenzohen për sigurinë tonë gjatë një viti, janë pak.
Historia e thotë se armiqtë tanë vetëm mjetet i kanë ndryshuar për 1.000 vitet e fundit, jo qëllimet.
Kjo nuk do të thotë se miqtë nuk ndryshojnë mendje, pse na ndihmuan të çlirohemi e të jemi shtet i pavarur. Shkurt, nga kjo situatë, uroj të shtohet mirëbesimi me miqtë!