Lladrovci: Prania e Meritës në parlament, mirënjohje për të dhe familjen e saj Makolli
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur në takim kandidaten për deputete të PDK-së, Merita Makolli, e cila në listën e PDK-së garon me numrin 84.
“Me pjesëtarët e familjes Makolli, njihem dhe kam raporte të shkëlqyera me dekada. Kontributi i kësaj familjeje për shtetin dhe shtetësinë është i madh, andaj, ndjej obligim të promovoj Meritën, mikën time, kandidate e Listës së PDK-së, me numrin 84”.
“Merita është njeri i mirë, nënë e mirë, motër e mirë dhe bijë falënderuese ndaj prindërve të saj, atdhetare dhe e përkushtuar për interesin nacional. Prania e saj në Parlament, do të ishte mirënjohje për të dhe familjen e saj, Makolli. Kosova mundet ma mirë, është vizion që Merita i kontribuon çdo ditë. Me Bedri Hamzën kryeministër, Kosova mundet ma mirë. Merita Makolli 84!”, ka shkruar në “Facebook” Lladrovci.