Lladrovci pranon ekzemplarin e parë të librit “Ilegal viteve shtatëdhjetë”
Nënkryetari i komunës së Drenasit, Gani Sylaj, njëherësh autor i librit “Ilegal viteve shtatëdhjetë”, i ka dhuruar ekzemplarin e parë të këtij libri, kryetarit të kësaj komune, Ramiz Lladrovci.
Kryetari Lladrovci ka përgëzuar nënkryetarin Sylaj për angazhimin e punës për botimin e këtij libri, që sipas tij, flet për veprimtarinë ilegale të viteve të shtatëdhjeta në Kosovën e pushtuar nga ish-Jugosllavia.
Lladrovci ka inkurajuar autorin që të vazhdoj me veprimtarin e tij për të nxjerr në dritë edhe libra tjerë për t’u treguar gjeneratave të reja pushtimin e egër.
Ndërsa Gani Sylaj ka theksuar se ka nderin që ekzemplarin e parë të këtij libri t’ia dhuroj Lladrovcit.
Gani Sylaj ka përfunduar edhe vëllimin e dytë të librit, i cili do të jetë shumë shpejt në duart e lexuesve, po ashtu është duke punuar edhe për vëllimin e tretë të librit që i takojnë kësaj periudhe.