Lladrovci premton përkrahje për fuqizimin e rolit të gruas në shoqëri
23 dhjetor 2019
| 16:44
Me rastin e festave të fund vitit, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur në takim drejtoreshën e Qendrës për Promovimin e Drejtave të Grave, Kadire Tahiraj.
Lladrovci ka përgëzuar për punën drejtoreshën Tahiraj dhe ka thënë se bashkëpunimi dhe përkrahja do të vazhdojë edhe në të ardhmen për fuqizimin e gruas në shoqërinë tonë.
Ndërsa drejtoresha Tahiraj ka informuar kryetarin Lladrovci për punën, sfidat dhe të arritura një vjeçare të organizatës, njëherit ka falënderuar për mbështetjen dhe bashkëpunimin e treguar gjatë këtij viti dhe ka uruar që bashkëpunimi të vazhdoj edhe në vitin e ardhshëm.
/Epoka e re/