Lladrovci: Presidenti me UÇK-në dhe popullin ka qenë në anën e duhur të historisë

05 nëntor 2020 | 12:18

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë se është i tronditur nga aktakuzat kundër Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

Ai ka thënë se thënë se Thaçi me UÇK-në ka qenë në anën e duhur të historisë së Kosovës.

“Ju z. President me UÇK-në dhe popullin, keni qenë në anën e duhur të historisë, prandaj morën përkrahjen nga NATO dhe bota demokratike”, ka shkruar Lladrovci në llogarinë e vet në “Facebook”/

Postimi i plotë i Lladrovcit dhe pa ndërhyrje:

I nderuari President Thaçi,

Jam i tronditur nga lajmet e sotme se pas Kadri Veselit, po konfirmohet akuza edhe për Juve.
Lajm sa trishtues, aq i pabesueshëm, sepse, këtë nuk e ka merituar as shteti ynë, as qytetarët tanë, as familjet Tuaja.

Ju z. President me UÇK-në dhe popullin, keni qenë në anën e duhur të historisë, prandaj morën përkrahjen nga NATO dhe bota demokratike.
Miku im,

Ushtria Çlirimtare e Kosovës, në krye me Komandantin legjendar Adem Jashari, ishte pasojë e terrorit dhe gjenocidit që ushtronte Serbia për gati një shekull kundër qytetarëve të Kosovës.
UÇK është krijuar për ta çliruar Kosovën, në rrethana detyruese për ne, për moralin atdhetar.

Prandaj, edhe mbetet ushtria jonë më e lavdishme pas ushtrisë së Gjergj Kastriotit Skënderbeut.
Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe populli ynë liridashës, ishin mburojë e vijë qëndrese nacionale, për të luftuar rrezikun serioz që na kanosej nga gjenocidi serb.

Ju z. Presidenti, keni prezantuar përkushtimin atdhetar të gjeneratave të tëra për liri, prezantuat sakrificën gati një shekullore që synonin lirinë dhe çlirimin. Liria jonë, megjithatë u bë realitet. Këtë, kurrë, askush as mund ta mohoj, as ta tjetërsoj.
Në kohën kur po prisnim të marrim përkrahje për fuqizimin e shtetësisë, sundimin e ligjit dhe mirëqenies së qytetarëve, ne marrim lajm trishtues.

Armiqtë tanë, e arritën. Të gjithë drejtuesit madhor të UÇK-së, e përjetuan përndjekjen. Po, kjo është sakrifica juaj e radhës, për Kosovën dhe kombin tonë.
Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë dhe do të mbetet përgjithmonë e pastër dhe e drejtë. Asnjë tendencë për të njollosur udhëheqësit tanë, në asnjë gjykatë, as vendore, as ndërkombëtare, nuk mund të ketë sukses.

Tendenca për zbehjen e vlerave të luftës tonë çlirimtare, ishte një program i ish okupatorit, aleatëve dhe veglave të saj, për të barazuar kriminelin dhe viktimën.

Këtë, kurrë nuk do të arrijnë ta bëjnë. Kurrë, sepse, lufta jonë çlirimtare, ishte dhe mbetet vlera më sublime e kombit tonë. Besoj fort në pafajësinë Tuaj dhe drejtuesve tjerë të UÇK-së, të cilëve ju ngrit aktakuza, sepse, ju keni bërë luftë të drejtë dhe në pajtim me normat ndërkombëtare.
Ju presim fitimtar e faqebardhë, si gjithmonë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, do të ushtrojë postin e…