Lladrovci pret në takim 102-shen e PDK-së, bën thirrje që të votohet më 9 shkurt

24 janar 2025 | 14:54

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur sot në takim Arta Nallbani, drejtoreshë e qeverisjes lokale në Pejë, për të cilën ka thënë se është e dëshmuar për zbatim të ligjit dhe efikasitet, me kompetencë dhe vlera me të cilat i kontribuon Kosovës ma mirë.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që më 9 shkurt ta votojnë numrin 102 në listën e PDK-së.

“Arta ka numrin 102 në Listën e PDK-së për zgjedhjet nacionale. Vota për Artën, do të jetë votë për drejtoreshë të suksesshme, për nënë e bashkëshorte të çmuar, për grua me vlerë në vendimmarrje. Gratë në vendimmarrje kanë qenë shembull i qeverisjes së mirë dhe performancës, andaj, pres që puna e saj të vlerësohet nga qytetarët dhe elektorati i PDK-së. Suksese Arta!”, ka shkruar Lladrovci në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
NBA ka shpallur zyrtarisht pesë basketbollistët që kanë marrë më…