Lladrovci pret në takim kryetarin e Zveçanit, i ofron përkrahje në disa fusha

12 qershor 2023 | 15:19

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur të hënën në takim, kryetarin e Komunës së Zveçanit, Ilir Pecin, të cilit i ka ofruar përkrahje në rast të bartjes së disa përgjegjësive, në kuadër të ligjit.

“Me kënaqësi, prita në takim, kryetarin e Zveçanit, Ilir Pecin, me bashkëpunëtorë, ku diskutuam për mbarëvajtjen e qeverisjes komunale. E sigurova z. Peci se do të ofrojmë përkrahje të plotë në rast të bartjes së përgjegjësive të cilat do të miratohen në Kuvendin e Zveçanit dhe miratimin e Kuvendit të Drenasit, për disa fusha, me qëllim të lehtësimit të punës së ekzekutivit të Zveçanit. Kjo bartje e kufizuar e përgjegjësive në disa fusha, do të bëhet në pajtim me Ligjin për qeverisjen lokale dhe vullnetin e dy Asambleve, me besimin e plotë për zbatim të ligjshmërisë nga ana ime dhe z. Peci. Zveçani dhe tri komunat tjera në veri, nuk ka asnjë arsye të kenë stagnim deri sa ligji e ka paraparë mundësinë e tillë në funksion të mirëqenies së qytetarëve”, ka shkruar Lladrovci në “Instagram”.

May be an image of 7 people

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hasan Mujaj Sipas politikës së Vuçiqit Asociacioni duhet të ketë…