Lladrovci pret Qëndrim Thaçin, inovator i makinës nga Llapushniku
Sot, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim, z. Qëndrim Thaçi-Qupi, inovatorin e makinës luksoze, nga Llapushniku, me vendin e prodhimit të makinës në Torino të Italisë.
Unë e përgëzova z. Thaçi, duke e uruar për suksese në autoindustri, fushë tejet e rëndësishme në aktualitetin që po kalojmë, njëherësh ky sukses dëshmon përkushtimin e rinisë tonë në garën globale të teknologjisë dhe inovacionit, ka deklaruar Lladrovci.
Postimi në fb i Lladrovcit:
Sot, me kënaqësi prita në takim, inovatorin nga Llapushniku, z. Qëndrim Thaçi-Qupi, i cili me familjen e vet, me përvojë në autoindustri, ka dizajnuar dhe prodhuar makinën me autorësi të plotë të kompanisë familjare, “Arrera”.
Z. Thaçi më bëri ftesë për të marrë pjesë në promovimin e makinës më 25 janar 2024 në Torino të Italisë ku edhe e ka selinë kompania. Makina, prodhim i familjes Thaçi, është e tëra e punuar nga karboni dhe me formën, dizajnin dhe performancën pritet të sjellë risi në autoindustri.
Unë e përgëzova z. Thaçi, duke e uruar për suksese në autoindustri, fushë tejet e rëndësishme në aktualitetin që po kalojmë, njëherësh ky sukses dëshmon përkushtimin e rinisë tonë në garën globale të teknologjisë dhe inovacionit.
Të rinjtë tanë, kanë dëshmuar qëndrueshmëri dhe aftësi për t’u përballur me trendët të cilat kërkojnë aftësi të jashtëzakonshme, sikur Qëndrimi dhe familja e tij nga Llapushniku e cila po arrin suksese në zemrën e industrisë së makinave, në Torino.
Suksese Qëndrim, suksese familjes Thaçi, qoftë hap i parë për suksese të mëtejme, krenar me punën dhe arritjet Tuaja!