Lladrovci: Qeveria Kurti, më e pa qasshme se të kaluarat
25 tetor 2024
| 16:14
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci në lidhje direkte në emisionin “Fol me Arin” në “KlanKosovaFM”, ka kritikuar qeverinë Kurti.
Lladrovci ka thënë se në raport me qeveritë e kaluara, aktualja është më e pa qasshme.
Ai ka theksuar se megjithatë, ka tentuar të ketë raport të mirë me qeverinë Kurti për të mirën e qytetarëve.