Lladrovci: Qytetarë të Drenasit, jemi kampionë

07 shtator 2020 | 16:51

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka lavdëruar punën e bërë nga qeverisja e tij në këtë komunë, pasi për vitin 2019 është vlerësuar për performancën më të mirë, kampion në mesin e komunave dhe është shpërblyer me grant me vlerë 803 mijë eurove nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Lladrovci ka falënderuar ekzekutivin, zyrtarët për punën e shkëlqyer që po e bëjnë për qytetarët e Drenasit,.

Sipas tij, qytetarët e kësaj komune janë kampionë. “Kushdo që ka dilema në qeverisjen tonë, moti i kemi demantuar. Çdo vit, jemi radhitur ndër komunat më të mira, sivjet jemi kampionë. Faleminderit zyrtarë, qytetarë, institucione për vlerësim”, ka shkruar Lladrovci në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka komentuar…