
Lladrovci: Rama demaskoi trillimet ruso-serbe të rezolutës famëkeqe të Dick Martyt
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka falënderuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për fjalimin e tij në Këshillin e Evropës.
Ai ka thënë se Rama shpërfaqi të vërtetën e fuqishme në Strasburg.
“Kryeministri i Shqipërisë dhe i shqiptarëve z. Rama, shkëlqeu dje në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, z. Rama siç e ka zakon me fjalorin e tij mbresëlënës, të qartë dhe të argumentuar, mbrojti fuqishëm luftën e drejtë e çlirimtare të Ushtrisë së lavdishme, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai demaskoi trillimet ruso-serbe të Rezolutës famëkeqe të Dick Martyt”.
“Një prezantim i tillë dinjitoz është një hap shumë i rëndësishëm drejt jetësimit të nismës së Ramës, për një rezolutë të re të Këshillit të Evropës, me të cilën do të zbardhet e vërteta dhe do të hidhet në koshin e plehrave insinuatat të cilat i ngjajnë filmave fantastiko-shkencor për trafikim organesh, në kohën kur njerëzve ju kanë munguar trajtimet elementare mjekësore. Kryeministri Rama shkëlqeu, mirënjohje dhe falënderim, po tanët?”, ka shkruar Lladrovci në “Facebook”.