Lladrovci shpalos para qytetarëve punën e tij njëvjeçare

24 dhjetor 2019 | 16:59

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka mbajtur tubimin e dytë me qytetarët, ku ka raportuar për punën e tij njëvjeçare.

Në tubim kanë marrë pjesë, drejtorë të drejtorive komunale, administratorë të fshatrave, përfaqësues të OJQ-ve lokale, OSBE-ja dhe qytetarë.

Lladrovci ka qytetarët të cilët iu përgjigjen ftesës së tij për të identifikuar së bashku lëshimet në projektet që realizohen në Komunën e Drenasit. “Uroj që edhe në vitin 2020 të kontribuoni edhe denonconi çdo lëshim gjatë kryerjes së punëve, duke denoncuar me fakte”, ka thënë Lladrovci.

Ai ka theksuar se të gjitha projektet e parapara të kryhen gjatë vitit 2019 edhe shumë projektet të bashkëfinancuara me nivelin qendror, kanë përfunduar sipas planifikimit.

/Epoka e re/

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Pejës, Agim Kurmehaj, ka mbajtur…