Lladrovci: Shpifësit me shpifjet e radhës, dëshmojnë humbjen e tyre një javë para zgjedhjeve

09 tetor 2021 | 13:48

Kryetari i Komunës së Drenasit, njëherësh kandidat edhe për një mandat në këtë komunë, Ramiz Lladrovci, ka reaguar ndaj akuzave që po bëhen në adresë të tij.

Lladrovci ka thënë se në pamundësi për të ndalur fitoren e PDK-së dhe të tij, më 17 tetor, janë marrë në ndihmë shpifje dhe dokumente për të cilat kurrë nuk ka qenë as në dijeni, as pjesë e ndonjë procesi gjyqësor.

“Për shkak të transparencës dhe obligimit qe kam ndaj qytetarëve, konstatoj se asgjë nuk ka të vërtetë në këto dokumente të plasuara nga Xhavit Drenori, andaj edhe ndaj këtij rasti, do të bëj padi të radhës. Shpifësit me shpifjet e radhës, dëshmojnë humbjen e tyre një javë para zgjedhjeve”, ka shkruar Lladrovci në llogarinë e vet në “Facebook”.

Reagimi i plotë i Lladrovcit:

Shpifësit me shpifjet e radhës, dëshmojnë humbjen e tyre një javë para zgjedhjeve
Në pamundësi për të ndalur fitoren e PDK-së dhe timen, më 17 tetor, janë marrë në ndihmë shpifje dhe dokumente për të cilat kurrë nuk kam qenë as në dijeni, as pjesë e ndonjë procesi gjyqësor.
Lidhur me këto dokumente të publikuara, nga viti 2009, kurrë nuk kam qenë para prokurorit për çështjen e ngritur nga shpifësi i përjetshëm, as kam qenë në dijeni për këtë proces, ku qëndron emri im, pa asnjë të dhënë tjetër.
Vendimi nuk përmban asnjë detaj timin personal.
Në vendim nuk përshkruhet, koha, vendi, ngjarja, prania apo nënshkrimi im kudo qoftë, as ditëlindja, as numri personal e asnjë e dhënë tjetër, as nuk jam i lindur më 1960.
Asnjë veprim nuk e kam as e kam pasur me personazhet e cekura si zyrtar, në vendim, as në vendet e cekura në vendim.
Nuk e mohoj se në atë kohë kushërinjtë e mi së bashku me komunitetin, kanë shtruar rrugën e fshatit në bashkëpunim me KFOR-in kanadez, vullnetarisht për komunitetin për lagjet Mehani, Bunjaku, Berisha dhe Lladrovci, me greder.
Ata kanë dhënë kontribut pa pagesë dhe këtë mund ta dëshmojnë banorët e këtyre lagjeve.
Pra, nuk jam ftuar asnjëherë të vetme para Prokurorit, as jam i identifikuar se jam zënë në vend të ngjarjes nga askush, kurrë.
Pra, nuk kam qenë drejtor i asnjë kompanie në atë kohë.
Vendimet e prokurorisë, pa asnjë të dhënë timen, pa datë lindje, pa numër personal, pa evidentim se kam qenë fizikisht i pranishëm në çfarëdo procesi rreth kësaj ngjarje.
Sigurisht se do t’i ndjek të gjitha procedurat për sqarimin e kësaj çështje.
Për shkak të transparencës dhe obligimit qe kam ndaj qytetarëve, konstatoj se asgjë nuk ka të vërtetë në këto dokumente të plasuara nga Xhavit Drenori, andaj edhe ndaj këtij rasti, do të bëj padi të radhës.
Personat përgjegjës apo te evidentuar në procesverbal ose të autorizuarit nga komuna e Drenasit mund ta konfirmojnë se a kam qenë aty, apo ne çfarë do procesi apo te paraqesin çfarëdo dokumenti se kam qenë në vend të ngjarjes apo ndonjë lidhje me rastin.
Kjo mund të verifikohet, dhe do ta ndjek këtë çështje deri në fund. Procesverbali nga vendi i ngjarjes, do të dokumentoj kush ka qenë aty.
Shpresoj se Xhavit Drenori para gjyqit do të përgjigjet si shpifës, sikur deri më tani, duke marrë dënime të merituara. Humbja që e pret në zgjedhje nuk e lejon të shpif.
Lidhur me këtë çështje, presim veprimet nga institucioni përgjegjës, duke i ndriçuar plotësisht rrethanat, prandaj, nuk do të bëjmë as komente të mëtejme apo përgjigje shtesë për shpifësit.
Zbatimi i ligjit, ka qenë është dhe mbetet parimi ynë themelor, edhe në mandatin e ardhshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati,  ka njoftuar…