Lladrovci sot paraqitet në Speciale
19 nëntor 2019
| 08:32
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, sot do të paraqitet pranë Gjykatës Speciale.
Ditë më parë ai ishte ftuar në Hagë në cilësinë e dëshmitarit.
Vetë Lladrovci ka njoftuar se dëshminë në Speciale do ta japë më 19 nëntor.
“Kurrë në jetë as kam pasur hamendje as dilemë për drejtësinë e luftës tonë çlirimtare, rrugën e ndjekur deri në çlirim dhe për pastërtinë e saj shembullore. Përjetësisht krenar me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”, kishte deklaruar Lladrovci.