Lladrovci: Stacioni i trenit në Drenas së shpejti i kthehet udhëtarëve dhe Infrakosit

01 shtator 2020 | 18:12

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka dhënë lajmin e shumëpritur për udhëtarët me tren se objekti i Stacionit të trenit në këtë komunë i kthehet udhëtarëve dhe pronarit Infra-Kos.

Lladrovci ka përshëndetur vendimin e menaxhmentit të Infra-Kosit që ky objekt të mbetet sipas destinimit themelor që ka- të shfrytëzohet nga udhëtarët me tren, përgjithmonë! Postimi i plotë i z. Lladrovci: Objekti i Stacionit të trenit në Drenas presim shumë shpejt t’i kthehet qytetarëve! Më në fund, Stacioni i trenit, pritet t’i kthehet qytetarëve që udhëtojnë me tren dhe pronarit, Infra-Kos.

Pres nga Infra-Kos që në kohën sa më të shpejtë të aftësojë Stacionin për shfrytëzim nga udhëtarët me tren. Po ashtu, pres që të mënjanojë çdo aneks i cili nuk është brenda funksionit të Stacionit të trenit. Përshëndes vendimin e menaxhmentit të Infra-Kosit që ky objekt të mbetet sipas destinimit themelor që ka- të shfrytëzohet nga udhëtarët me tren, përgjithmonë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Llogaritë e postës eletronike të disa ligjvënësve dhe punonjësve të…