Lladrovci, Syla e Grabovci vizitojnë familjet e Hashim Thaçit e Kadri Veselit

29 dhjetor 2021 | 21:01

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, me Azem Sylën dhe Adem Grabovcin, kanë vizituar familjet e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, në Burojë e Mitrovicë, me ç’rast, ka shkruar se vizita kishte të bënte me mungesën e dy liderëve gjatë vitit 2021, të cilësuar si “vit i rëndë për familjet e tyre, për institucionet e vendit dhe të gjithë neve”.

“Përgjithmonë mirënjohës ndaj familjeve Thaçi, Veseli dhe të gjithë atyre që me kontribut i dolën në mbrojtje atdheut, shtetformimit e shtetndërtimit. Drejtësia vonon por fiton”, ka shkruar Lladrovci në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i tij i plotë:

Së bashku, me miqtë e mi, Azem Sylën dhe Adem Grabovcin, kemi shkuar në Burojë dhe në Mitrovicë, te familja e Hashim Thaçit dhe të Kadri Veselit, për të theksuar se mungesa e liderëve tanë, bëri që viti 2021 të ishte vit i rëndë për familjet e tyre, për institucionet e vendit dhe të gjithë neve.

Vendi ynë, atdhetarët dhe qytetarët, në rrugën e drejtë të çlirimit dhe lirisë, patën shumë vështirësi. Vendimi i Gjyqit të Hagës që po mban padrejtësisht larg nesh prijësit tanë, solli sfidën e re, të cilën besojmë fort se do ta kalojnë faqebardhë.

Përgjithmonë mirënjohës ndaj familjeve Thaçi, Veseli dhe të gjithë atyre që me kontribut i dolën në mbrojtje atdheut, shtetformimit e shtetndërtimit. Drejtësia vonon por fiton!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është miratuar…