Lladrovci takohet me ambasadorin e Shqipërisë në Vjenë
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka takuar të hënën ambasadorin e Shqipërisë në Austri, Roland Bimo, të cilin e ka njoftuar për kushtet e mira që ofron Drenasi për investitorët e huaj.
“Në takim me ambasadorin e Shqipërisë në Vjenë, Roland Bimo, theksova se kushtet e mira të komunës së Drenasit për investime, gatishmërinë për mirëpritjes të investitorëve, ofrimin e lehtësirave në të bërit biznes si dhe eliminimin e çfarëdo pengese për investitorët, janë disa nga elementet që i ofron komuna jonë për investitorët. Shfaqa po ashtu bindjen se me komunikim të vazhdueshëm e në veçanti me atë diplomatik, mund të ndikojmë në imazhin e vendit për investitorët, me prioritet prodhimin, bujqësisë por edhe fushat tjera me interes të përbashkët”, ka shkuar Lladrovci në llogarinë e vet në “Facebook”.