Lladrovci takohet me kryetarin e komunës Postonja të Sllovenisë
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, gjatë qëndrimit zyrtar në Slloveni, të premten është pritur në takim nga kryetari i Komunës Postonja, Igor Marentiq, me të cilin ka diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit në mes të dy komunave.
Kryetari Lladrovci ka falënderuar homologun e tij dhe e ka njoftuar atë për mundësitë që ofron Drenasit për investime. “Parku i Biznesit në Drenas, ofron mundësi të mira për investime. Prodhimet nga ky vend mik janë të njohura për qytetarët tanë, andaj biznesmenët sllovenë janë të mirëseardhur për të ngritur prodhimin e tyre edhe në Kosovë”, ka thënë kryetari Lladrovci.
Më tutje, ai ka thënë se bashkëpunimi në mes të dy komunave mund të zgjerohet edhe në aspektin kulturor e arsimor.
Ndërsa kryetari i Komunës Postonja, Igor Marentiq, ka thënë se do të shikojë të gjitha mundësitë e bashkëpunimit me Komunën e Drenasit për të thelluar bashkëpunimin në mes të dy komunave.
/Epoka e re/