Lladrovci takohet me Xhakën: Krenari ta kemi në listën e PDK-së për deputet
Kryetari i Komunës së Drenasit, ka pritur në takim kandidatin për deputet nga PDK-ja, Ragip Xhakën, i cili mban numrin 34 në listën zgjedhore të kësaj partie.
Lladrovci, ka vlerësuar lartë kontributin e Xhakës, duke thënë se është krenari që për PDK-në që ai është pjesë e listës për deputet.
“Xhaka 34! Kënaqësi e krenari ta kemi në listën e deputetëve të PDK-së për përbërjen e re, Ragip Xhakën, mikun tim të ditëve të vështira të okupimit, të ditëve dinamike të aktivitetit atdhetar, të përkrahjes së UÇK-së dhe mikun e familjes. Sot, me kënaqësi e takova Ragipin dhe theksova se listës së fitores, listës më të mirë, për Kosovën ma mirë, me meritë i takon numri 34, numër i kampionit, numër i krenarisë në skenën vendore e ndërkombëtare. Dhuratën, ndërresën e Granitit me numrin 34, do ta mbaj në vendin e merituar. Faleminderit! Besoj fort se prania e Ragip Xhakës në Parlament, do të jetë e mirëseardhur, sepse, Kosova meriton ma mirë, për Kosovën që mundet ma mirë, suksese miku im, Ragip! Kosova mundet ma mirë! Bedri Hamza kryeministër!”, ka shkruar Lladrovci në “Facebook”.