Lladrovci takon Cakajn: Genti i takon brezit më të shkëlqyer të rinisë tonë
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka takuar ish-ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Gent Cakajn.
Lladrovci ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” se lum Kosova për djemtë si Genti.
Ai ka theksuar se Gent Cakaj është enciklopedi që reflekton tërë atdhetarizmin dhe vlerën tonë, e të ardhmen tonë.
“Genti i takon brezit më të shkëlqyer të rinisë tonë, të dëshmuar me kompetencën shkencore e diplomatike, për ballafaqimet më të ndjeshme strategjike dhe interesin nacional”.
“Lum Kosova për djemtë si Genti, enciklopedi që reflekton tërë atdhetarizmin dhe vlerën tonë, të ardhmen tonë”.
“Genti, më i miri nga më të mirët, kapërcen çdo standard të njohur intelektual në rrafshin nacional. Faleminderit për konsideratën Genti, i ndershmi nderon”, ka shkruar Lladrovci.