Lladrovci takon Gjeneral Lushtakun pas lirimit nga akuza: Atdhetari kurrë nuk i bën keq atdheut!
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka takuar sot, ish gjeneralin Nuredin Lushtaku, pas lirimit nga akuzat, duke e cilësuar lajmin e lirimit sa të ditur aq edhe të pritur.
Ramiz Lladrovci ka shkruar: “Gjeneral, miku im, e kam besuar dhe e besoj se një njeri që ishte i gatshëm ta japë jetën për atdhe, nuk i bën kurrë keq atdheut as idealeve të shokëve të vet që dhanë jetën për liri!”
Postimi i plotë i Lladrovcit:
Lajmi i sotëm për lirim nga akuzat e Gjeneralit dhe ish Kryeministrit Agim Çeku dhe të tjerëve, ishte lajm sa i ditur aq edhe i pritur. Takimi me Gjeneral Nuredin Lushtakun, ishte rast që ta përgëzoj nga zemra për fitoren e drejtësisë, lirimin e tij nga akuzat e pabesueshme dhe të udhëheqësve tjerë të luftës çlirimtare.
Gjeneral, miku im, e kam besuar dhe e besoj se një njeri që ishte i gatshëm ta japë jetën për atdhe, nuk i bën kurrë keq atdheut as idealeve të shokëve të vet që dhanë jetën për liri!
https://www.facebook.com/photo?fbid=10222476456334211&set=a.2037102021200