Lladrovci takon Limajn, i kërkon përkrahje në projekte kapitale
08 mars 2018
| 18:31
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur të enjten në zëvendëskryeministrin, Fatmir Limaj me disa bashkëpunëtorë.
Në këtë takim ai ka njoftuar Limajn për nevojat e komunës dhe i ka kërkuar përkrahje në projekte kapitale.
“Gjithashtu, në takim u bisedua edhe rreth qerasë së bizneseve në Parkun e Biznesit – Drenasi I. Kryetari Lladrovci, para takimit së bashku me Zëvendëskryeministrin Limaj vizituan Qendrën për Promovimin e të Drejtave të Grave në Drenas me rastin e 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas”, është theksuar në njoftimin e komunës së Drenasit.