Lladrovci: Të bashkuar, të vendosur si asnjë herë më parë, për fitoren

20 shtator 2021 | 18:17

Kryetari aktual dhe kandidati edhe për mandatin e ardhshëm nga PDK, Ramiz Lladrovci, ka pritur së bashku me kandidatët për Asamblenë komunale, pritën në takim, znj. Vlora Çitakun dhe deputeten Blerta Deliu Kodrën.

Z. Lladrovci ka shkruar se fitorja në zgjedhjet e 17 tetorit është e pandalshme, sepse Drenasi është “me qeverisjen më të mirë në Kosovë, me zyrtarët dhe qytetarët më të mirë, vazhdojmë me suksese”.

Postimi i Ramiz Lladrovcit në fb:

Në Degën e PDK-së në Drenas, së bashku me kandidatët për Asamblenë komunale, mirëpritëm nga Kryesia, znj. Vlora Çitakun dhe deputeten Blerta Deliu Kodrën.

Bastioni i PDK-së në Drenas dhe Drenicë, mbetet i palëkundur, sepse nuk mund të rishkruhet historia, sepse Drenica mbetet adn-ja e qëndresës, lirisë dhe interesit kombëtar, ndër shekuj. Ashtu mbetet edhe sot, bastion i palëkundur i PDK-së.

Me qeverisjen më të mirë në Kosovë, me zyrtarët dhe qytetarët më të mirë, vazhdojmë me suksese.

Faleminderit Vlorë, faleminderit Blertë!

Lulet që i vendosën sot në Sheshin “Fehmi Lladrovci”, së bashku me kandidatët për Asamble, është vijimi i nderimit tonë për të kaluarën e lavdishme dhe zotimi ynë për mirëqenien e qytetarëve të komunës së Drenasit pa dallim.

Të bashkuar, të vendosur si asnjë herë më parë, për fitoren tonë të pandalshme.

Bashkë për Drenasin!

#PDK177
Ramiz Lladrovci

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia ka hedhur gaz lotsjellës drejt protestuesve afër kufirit të…