Lladrovci thotë se është tejet i lumtur dhe krenar me ushtrinë
Kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci, në Ceremoninë e tranzicionit nga FSK në Ushtri të Kosovës, të organizuar në kazermën “Adem Jashari, thekson se “isha tejet i lumtur e krenar, për të djeshëm tonë, të sotmen dhe të nesërmen, sepse, kjo është shumë e rëndësishme për historinë tonë”.
Kjo ushtri, ka shkruar Lladrovci, bart mesazhet më fisnike të Ushtrisë tonë Çlirimtare, përkushtimin, vullnetin dhe gatishmërinë për t’i dalë zot Atdheut.
Postimi i Ramiz Lladrovcit në fb:
“Urime dhe gëzuar!
Në Ceremoninë e tranzicionit nga FSK në Ushtri të Kosovës, të organizuar në kazermën “Adem Jashari, isha tejet i lumtur e krenar, për të djeshëm tonë, të sotmen dhe të nesërmen, sepse, kjo është shumë e rëndësishme për historinë tonë.
Me këtë akt, do të ishin të gjithë krenar, në veçanti Komandanti ynë legjendar Adem Jashari dhe të gjithë bashkëluftëtarët tanë që sakrifikuan për lirinë tonë.
Kjo ushtri, bart mesazhet më fisnike të Ushtrisë tonë Çlirimtare, përkushtimin, vullnetin dhe gatishmërinë për t’i dalë zot Atdheut.
Lavdi e përjetshme për të gjithë heronjtë, dëshmorët dhe martirët e lirisë!
Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!”