Lladrovci tregoi se nofkën ia la Adem Jashari
11 shkurt 2018
| 23:02
Kryetari i Komunës së së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka treguar se si e thërriste gjatë luftës komandanti legjendar, Adem Jashari.
Në një emision në “RTV21”, Lladrovci është pyetur nëse ka pasur nofkë, sikurse kishin luftëtarë të tjerë.
“Adem Jashari kur më shihke e më thojke ‘Vesh’”, ka thënë Lladrovci.
Lladrovci gjithashtu ka treguar edhe arsyet se përse e thërrisnin kësisoj. “Ai më ka thënë ashtu se kur jam kanë i vogël e kam kallë 1 dhome me benzinë, e qaty e kam djegë edhe veshin. E për atë më thirrke ‘Vesh’”, deklaroi Lladrovci.
Lladrovci ka treguar po ashtu se nuk ka marrë pjesë në luftë dhe se ka qenë larg fronteve. Kjo sepse, sipas tij, kështu i ishte përcaktuar veprimtaria nga Komanda.