Lladrovci tregon si u infektuan me Covid-19 pesë pjesëtarët e FSK-së nga Drenasi
Në Drenas sonte janë regjistruar pesë raste të reja me coronavirus.
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka thënë për RTV Dukagjinin se këto raste e kanë burimin e infeksionit nga kazerma e FSK-së.
“Pesë personat që sonte kanë dalë pozitiv janë burim kontakti nga kazerma “Adem Jashari”. Ata janë infektuar nga një pjesëtarë i FSK-së që është edhe pjesëtarë i Vetëvendosjes. Ai është pjesëtarë i Vetëvendosjes dhe ka marrë pjesë në protestën e tyre nga ku edhe e ka marrë infeksionin”, ka thënë ai.
Lladrovci thotë se i njëjti person ka marrë vërejtje para disa ditëve për shkak të komenteve që ka bërë në rrjete sociale.
“Asnjë pjesëtarë i FSK-së nuk ka të drejtë të bëjë komente politike. Personi i tillë është nga Mitrovica”.
Lladrovci thotë se pjesëtarët e FSK-së nga Drenasi të infektuar nuk kanë simptoma por që kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.