Lladrovci uron Konjufcën dhe parashtron një pyetje për Kurtin

22 mars 2021 | 14:46

Kryetari i Komunës së Drenasit nga radhët e PDK-së, Ramiz Lladrovci, e ka uruar Glauk Konjufcën pasi është zgjedhur kryeparlamentar.

“Zgjedhja e Glauk Konjufcës në krye të Kuvendit të Republikës, plotëson obligimet kushtetuese dhe uroj të ketë sukses në detyrat dhe përgjegjësitë e tij. Ai, po ashtu, ka mundësi të mira të vazhdoj misionin atdhetar të familjes, përtej politikës ditore. Uroj ta mbajë fjalën se të gjithë deputetët për të do të jenë të barabartë”, ka shkruar Lladrovci në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lladrovci ka thënë se meqë Kurti nuk është lejuar qtë kandidojë për deputet, atëherë shtrohet pyetja se si mund ta udhëheq qeverinë.

“Mendoj se qeveria e re e ka dhe duhet ta ketë kapacitetin e plotë ligjor, moral e politik për punë. Por, nëse Kushtetuesja nuk ia lejoi Kurti kandidimin për deputet, shtrohet pyetja se si mund të udhëheq ai me qeverinë. Tetori vjen shpejtë dhe nuk ka nevojë qeveria të ketë vërejtje apo dobësi në këtë drejtim. Z. Kurti i ka numrat në çdo kohë për çdo emër për të drejtuar qeverinë e re me dikasteret e saj. Është koha për punë”, ka shkruar Lladrovci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike Turke e Kosovës (KDTP) nën udhëheqjen e Fikrim…