Lladrovci uron të gjendet zgjidhje lidhur me kërkesat e veteranëve të UÇK-së
17 qershor 2022
| 11:42
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka uruar të gjendet zgjidhje lidhur me kërkesat e veteranëve të UÇK-së në takim me kryeministrin.
Lladrovci ka thënë se emrat dhe statusi i veteranit në listat e veteranëve duhen konfirmuar nga komisioni i pavarur apo i përbashkët me Shoqatën e veteranëve të UÇK-së.
“Deri atëherë, trajtimi për të gjithë veteranët duhet të jetë në nivel, pa asnjë minimizim të kontributit, rreth emrit, apo statusit të veteranëve. Kushdo që ka harruar ia rikujtoj se pa luftën e UÇK-së, nuk do të arrihej çlirimi as liria e Republikës së Kosovës!”, ka shkruar Lladrovci.