Lladrovci, Veselit: Le Kuvendin e ktheju organizimit të partisë
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci thotë se vlerësimi i tyre dhe i punës në Drenas, ka qenë reflektim edhe në votat e fituara të PDK’së në këtë vend.
Në një prononcim për media, para fillimit të ceremonisë së shënimit ët 20-vjetorit të themelimit të PDK-së, meqë kryetari i kësaj partie, Kadri Veseli e ka pranuar humbjen, Lladrovci thotë se ai tashmë duhet ta lë Kuvendin dhe të punojë për partinë.
“Z. Veseli ka treguar liderizëm, sepse vetëm pak orë nga përfundimi i zgjedhjeve ka pranuar humbjen dhe ka deklaruar se do të shkojë në opozitë dhe do t’i kontribuojë shtetit si opozitë. Ndërsa unë i kisha propozuar Veselit që të mos vazhdojë si deputet në Parlamentin e Kosovës, po të kthehet në parti dhe të merret me organizimin e partisë… Ai mendoj që do të ketë më shumë kohë të merret me organizimin të partisë, me ristrukturim të partisë dhe të ecim përpara”, u shpreh ai.
Sa i përket koalicionit VV-LDK, ai tha se është mirë që të udhëhiqet shteti sa më mirë.
“Në 90 ditë nuk kemi drejtë me fol se si kanë me udhëheq, duhet me i pa pas 90 ditëve, ju lëshohemi si gjela në kry dhe ju rrimë gati që të mos i bëjnë gabimet”, ka shtuar ai.
Sipas tij, Albin Kurti tash e tutje duhet të veprojë ashtu siç ka deklaruar në fushatë, e jo të bëhet si Albini i vjetër, siç e quajti ai.
“Kosovës i duhet të paktën të jetë ai Albini që ka qenë gjatë fushatës”, ka deklaruar Lladrovci.