Lladrovci viziton fabrikën Belfox, ndër më të mëdhatë në Evropë për dyert automatike
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka vizituar kompaninë Belfox, pronë e familjes Beqiri, kompania e dytë në Evropë për dyert automatike.
Familja Beqiri, por edhe të gjithë ne, miqtë e familjes, jemi krenar me të arriturat, punën dhe prodhimet e kompanisë BELFOX, ka shkruar Lladrovci.
Postimi i plotë i Ramiz Lladrovcit në fb:
Vizita në BELFOX Torautomatik GmbH, në Kalbach të Gjermanisë, më la përshtypje të jashtëzakonshme për arritjet e kësaj kompanie, pronë e mikut tim, z. Hektor Beqiri. Kompania është shembull i suksesit të shqiptarëve, si kompania e dytë në Evropë për prodhimin e dyerve automatike.
Automatizmi dhe perfeksioni që me krenari e bart shkrimin “Made in Germany”, janë për çdo lëvdatë. Familja Beqiri, por edhe të gjithë ne, miqtë e familjes, jemi krenar me të arriturat, punën dhe prodhimet e kompanisë BELFOX.
Z. Beqiri është ndërmarrës i njohur, ka të punësuar rreth 50 qytetarë të Drenasit në kompaninë Arbotec dhe është duke e shqyrtuar mundësinë e investimeve për linja prodhimi në komunën tonë, me mbishkrimin “Made in Kosova”. Ju priftë e mbara, miku im Hektor!