Lladrovci viziton personelin arsimor me rastin e fillimit të mësimit
03 tetor 2022
| 10:29
Sot me rastin e rifillimit të mësimit, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka takuar personelin arsimor, të cilëve u ka uruar sukses në mësimdhënie, po ashtu i ka uruar nxënësit për suksese në mësime.
“Arsimi ishte dhe mbetet prioritet imi. Mësuesit, arsimtarët dhe profesorët, mbesin shembull i përkushtimit të pazëvendësueshëm atdhetar, ndër gjenerata, ashtu siç ishin për të gjithë neve si dëshmitar të historisë tonë të re”, ka theksuar Lladrovci.
Ai ka uruar që greva të mos ketë më arsye të përsëritet.