Lladrovci viziton vëllezërit Demaj të liruar nga burgu

26 prill 2021 | 13:34

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, së bashku me tre drejtuesit komunal, vizituan vëllezërit Demaj nga Abria, të liruar nga burgu.

Vizita e sotme te vëllezërit Demaj me rastin e lirimit të tyre nga burgu, shprehim solidaritet më tërë vuajtjet e tyre, padrejtësinë dhe njëherësh, të urojmë që të mos ndodh më asnjë rast i tillë kundër ushtarëve të UÇK-së, ka shkruar Ramiz Lladrovci në “Facebook”.

Postimi i plotë:

Sot, së bashku me Arsim Haxhiun, Muhamet Gjoka e Bekim Dobra, vizituam familjen Demaj nga Abria, per t’i uruar lirimin e tyre nga burgu.

Vëllezërit Demaj nga Abria, kanë qenë luftëtar dhe kontribuues të mëdhenj të luftës kudo kanë vepruar. Burgosjen e tyre, e kam parë dhe ndjerë si padrejtësi dhe kam ndjerë dhimbje, sepse kam besuar fort se ushtarët e UÇK-së, kanë qenë shembullor dhe nuk e kanë merituar trajtimin e tillë.

Vizita e sotme te vëllezërit Demaj me rastin e lirimit të tyre nga burgu, shprehim solidaritet më tërë vuajtjet e tyre, padrejtësinë dhe njëherësh, të urojmë që të mos ndodh më asnjë rast i tillë kundër ushtarëve të UÇK-së.

Lufta e UÇK-së ka qenë e pastër dhe e drejtë, në pajtim me të gjitha normat ndërkombëtare, këtë e konfirmojnë të gjitha institucionet ndërkombëtare dhe vendore, duke bërë që krah ushtarëve tanë të rreshtohet tërë bota demokratike dhe NATO!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tottenham Hotspur ka nisur bisedimet me trajnerin e RB Leipzigut,…