Lladrovci vlerëson lart ish ministrin e Arsimit
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, sot priti në takim, ish ministrin e Arsimit, Shyqiri Bytyqin, të cilin e vlerësoi lartë si personalitet i shquar dhe i mirënjohur për kompetencën dhe integritetin profesional, i pa kompromis për zbatimin e ligjit.
Ramiz Lladrovci ka cekur po ashtu se “intelektualët si z. Bytyqi, janë vlerë jo vetëm për komunën tonë dhe Drenicën, por edhe në nivelin nacional, i cili në çdo kohë, merr përgjegjësi dhe i trajton çështjet me kompetencë të plotë”.
Ja postimi i Lladrovcit:
Sot, në komunë, prita ish ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqin, me të cilin diskutova për vërshimet në komunë, zhvillimet në arsimin e komunës tonë si dhe sfidat që na presin.
Ish ministri Bytyqi, është personalitet i shquar dhe i mirënjohur për kompetencën dhe integritetin profesional, i pakompromis për zbatimin e ligjit, i cili ka dëshmuar konsekuencë të lartë dhe qëndrueshmëri profesionale.
Në takimin tejet miqësor e të mirëseardhur theksova se intelektualët si z. Bytyqi, janë vlerë jo vetëm për komunën tonë dhe Drenicën, por edhe në nivelin nacional, i cili në çdo kohë, merr përgjegjësi dhe i trajton çështjet me kompetencë të plotë.
Qasja shumë miqësore dhe optimiste për zhvillimet në komunën dhe shtetin tonë, i japin vlerë edhe më të madhe miqësisë tonë. Faleminderit Shyqiri Bytyqi!