Lladrovci voton me familje në Shqipëri

25 prill 2021 | 12:46

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë me dije se ka votuar për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri.

Lladrovci, i cili ka votuar së bashku me familjen e tij, ka thënë se një gjë të tillë e kanë bërë për shqiptarët dhe vlerat e demokracisë.

“Po, votuam, është votë për Shqipërinë, për shqiptarët, për vlerat më të mira të demokracisë, respektimin e ligjit, për perspektivën e saj brenda kombeve më të përparuara. Gëzuar”, ka shkruar Lladrovci në llogarinë e vet në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Çeferin po e mendon dënimin për…