Lladrovci: Votoni Xhavit Halitin – Zekën e ilegales, UÇK-së, zyrës së NATO-s në Tiranë …
22 janar 2025
| 20:50
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë thirrje të votohet Xhavit Haliti për deputet të Kuvendit të Kosovës, në zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Zeka i ilegales, UÇK-së, zyrës së NATO-s në Tiranë, diplomacisë së luftës, Parlamentit dhe aktivitetit jetësor atdhetar, meriton të vazhdojë aktivitetin në Parlamentin e Kosovës, për Kosovën ma mirë. Bedri Hamza kryeministër! #PDK131 #BedriHamza1 #MemliKrasniqi2 #XhavitHaliti14”, ka shkruar Lladrovci në llogarinë e tij në Facebook, pas takimit që ka pasur me Xhavit Halitin.