Lladrovcit pas vendimit për Pjetër Shalën: E dhimbshme, besimi në drejtësi po kthehet në dëshpërim
16 korrik 2024
| 16:58
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale për dënimin e ish-eprorit të UÇK-së, Pjetër Shala me 18 vite burg.
Lladrovci ka thënë se besimi në drejtësi po kthehet në dëshpërim.
“E dhimbshme, besimi ynë në drejtësi, po kthehet në dëshpërim…pas Calit edhe Pjetër Shalës i shqiptohet dënim i pabesueshëm. Lufta jonë e drejtë çlirimtare kurrë nuk mund të barazohet me luftën gjenocidale të Serbisë!”, ka shkruar Lladrovci në “Facebook”.