Llapi, afër marrëveshjes me Shilloven
24 dhjetor 2018
| 12:04
Skuadra e Llapit është shumë afër arritjes së marrëveshjes me sulmuesin e Flamurtarit, Alban Shillova.
Gazeta “Epoka e re” ka mësuar se bisedimet janë duke u zhvilluar që disa ditë dhe kalimi i sulmuesit më të mirë për sezonin vjeshtor në skuadrën nga Podujeva pritet të bëhet gjatë këtij viti.
Siç dihet, Llapi ka bërë sërish ndryshime në shtabin teknik, ku në vend të Bekim Shotanit, e ka angazhuar trajnerin nga Maqedonia, Xhengis Rexhepi, i cili është trajner i licencuar me ‘UEFA A Pro Licence’, kurse më herët ka qenë ndihmëstrajner te skuadra e Sivassporit në Turqi, ndërsa mban postin ndihmëstrajnerit edhe në Përfaqësueses së Maqedonisë.
/Epoka e re/