Llapi angazhon trajnerin kondicional nga Turqia
17 janar 2020
| 21:32
KF Llapi ka arritur të angazhojë në kuadër të stafit teknik, trajnerin kondicional nga Turqia, Mustafa Serdar Basaran, i cili ka qenë pjesë e shumë klubeve të mëdha në Turqi.
“Trajneri kondicional është angazhuar menjëherë me klubin në Durrës dhe qëllimi i tij është që futbollistët e Llapit të jenë fizikisht të përgatitur për stinorin e ri pranveror. Ai do të jetë pjesë e jona për periudhën kohore të 6 muajve në vijim”, thuhet në njoftimin e Llapit.
41-vjeçari ka punuar në këto klube: NK Çelik, Instanbulspor, Adanaspor, Adanademirspor FK, Denizlispor FK dhe në Kombëtaren e Turqisë gjatë fazës përgatitore.
/Epoka e re/