Llapi ‘blindon’ Benjamin Eminin
04 gusht 2020
| 17:36
Skuadra e Llapi po tregohet mjaftë aktive në afatin kalimtar. Klubi që drejtohet nga Tahir Batatina ka arritur marrëveshje të re me njërin nga futbollistët më të mirë Benjamin Emini.
“Bashkëpunimin edhe për një vit me Llapin e ka vazhduar edhe mbrojtësi i krahut të djathtë, Benjamin Emini. Futbollisti i ka qëndruar besnik Llapit më shumë se 10 vite do vijoj të jetë pjesë e rëndësishme e skuadrës edhe në edicionin e ri”, thuhet në njoftimin e Llapit.
Benjamin Emini në edicionin që lamë pas ka zhvilluar 28 paraqitje (27 kampionat/1 kupë) duke kontribuar me 1 gol e 1 asistim në gjithsejtë 2407 minuta të luajtura.
(V.Z / Epoka e re)