Llapi ‘blindon’ Januzin

27 maj 2024 | 15:39

KF Llapi ka njoftuar se ka vazhduar bashkëpunimin edhe për një vit me sulmuesin Ahmed Januzi.

Nënshkrimi i kontratës së re me Januzin vjen si rezultat i angazhimit maksimal të tij këtë sezon me ç’rast klubi e ka vlerësuar maksimalisht kontributin e tij të dhënë për skuadrën, për rezultatet e arritura dhe kualifikimin në Evropa Ligë. Edhe vetë Januzi ka qenë shumë i kënaqur me vazhdimin e bashkëpunimit.

“Ndihem jashtëzakonisht i vlerësuar nga klubi pasi më ofroi kontratë të re, të cilën e pranova pa asnjë hezitim dhe jam shumë i kënaqur që do vazhdoj të jap kontributin tim për ekipin e Llapit. Këtu jemi si një familje dhe e mbështesim jashtëzakonisht shumë njëri-tjetrin, si stafi ashtu edhe futbollistët mes vete. Ndjej keqardhje që nuk e arritëm titullin kampion por tifozëve të zjarrtë ‘Ultras Legjendat’ iu premtojmë angazhim maksimal për t’i gëzuar ata me suksese si në Evropë ashtu edhe në sezonin e ri të Superligës”, ka deklaruar Januzi për faqen zyrtare të klubit.

Januzi është paraqitur në 32 ndeshje (30 kampionat/2 Kupë) dhe ka kontribuuar me 10 gola e 4 asistime në 1638 minuta të luajtura.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oficeri i ushtrisë së Gjermanisë, Klaus Jensch, ishte dëshmitar në…