Llapi ‘blindon’ kapitenin Bujar Idrizi

09 qershor 2022 | 16:58

Bujar Idrizi nuk do të largohet nga skuadra e Llapit, por ai do të jetë kapiten i kësaj skuadre edhe në edicionin 2022/23, pasi e ka vazhduar kontratën edhe për një edicion me skuadrën që doli fituese e Kupës në edicionin e sapopërfunduar.

“Lideri i skuadrës, Bujar Idrizi, e ka vazhduar kontratën me Llapin edhe për edicionin e ardhshëm. Idrizi, pjesë e ekipit tash e katër edicione radhazi si dhe kapiten i ekipit për vitin e dytë, do të vazhdojë të japë kontributin për ekipin e zemrës. Marrëveshja për vazhdimin e bashkëpunimit u arrit në prani të presidentit Beqir Batatina, i cili i dëshiroj shumë suksese atij në garat evropiane dhe në edicionin vijues të Superligës. Ky është një hap para drejt vazhdimit të konsolidimit të ekipit në prag të ndeshjeve ndërkombëtare, me kapitenin që do t’i prij ekipit për t’i bërë krenarë të gjithë tifozët llapjanë! Bujar Idrizi ka zhvilluar 134 paraqitje me Llapin në të gjitha garat: Superligë, Kupë, Superkupë dhe Conference League dhe ka arritur të realizojë 6 gola dhe 12 asistime në 11.793′ minuta. Vazhdojmë kapiten”, thuhet në njoftimin e Llapit.

Skuadra nga Podujeva e përfundoi kampionatin në pozitën e katërt, derisa arriti ta mbrojë trofeun e Kupës dhe do të marrë pjesë në garat evropiane.

/Veton ZYMBERI/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person është gjetur i mbytur në detin e Vlorës.…