Llapi ‘blindon’ portën, rikthen Ilir Avdylin
Skuadra e Llapit e ka rikthyer pas katër vitesh portierin Ilir Avdyli. Portieri i njohur ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me skuadrën llapjane.
“Pas 4 viteve është rikthyer tek Llapi portieri i mirënjohur llapjan, Ilir Avdyli. Shtatlarti 190 cm pa mëdyshje ka nënshkruar për 3 vite me Llapin. Avdyli, së fundmi ishte pjesë e Feronikelit me të cilët u paraqit në 22 ndeshje dhe kishte 6 ndeshje pa pranuar gol”, thuhet në njoftimin e Llapit, raporton “Epoka e re”.
Njoftimi i plotë i KF Llapi:
Portieri shtatlartë nënshkruan për 3 vite me Llapin
Pas 4 viteve është rikthyer tek Llapi portieri i mirënjohur llapjan, Ilir Avdyli. Shtatlarti 190 cm pa mëdyshje ka nënshkruar për 3 vite me Llapin. Avdyli, së fundmi ishte pjesë e Feronikelit me të cilët u paraqit në 22 ndeshje dhe kishte 6 ndeshje pa pranuar gol.
Në edicionin 2016/17 kur Ilir Avdyli ishte pjesë e Llapit, ai kishte arritur ta mbaj portën e pa prekur në 15 ndeshje, kurse kishte gjithsejt 32 paraqitje me fanelën e Llapit. Avdyli gjatë karrierës së tij ka mbrojtur ngjyrat e KEK-ut, Ferizajt, Hajvalisë, Tiranës, Shkëndijës së Tetovës si dhe Kamzës e Kukësit në Shqipëri, për t’u rikthyer në Kosovë tek Feronikeli dhe tashmë për 3 vitet e ardhshme do të jetë pjesë e Llapit.
KF Llapi ka siguruar portën dhe posedon kualitet brenda ekipit në çdo repart, duke nisur nga ai më i rëndësishmi, i portës me dy portierët Coric e Avdyli e duke vazhduar më pas me fazën defanzive dhe atë ofanzive.