Llapi deklasoi Ulpianën
19 tetor 2021
| 15:29
Skuadra e Llapit është treguar tepër e fortë për Ulpianën, pasi e mposhti me rezultat 0-6.
Llapi shënoi tri gola në pjesën e parë të ndeshjes. Në minutën e 8-të, Valmir Veliu realizoi për 0-1. Golin e dytë e shënoi Idrizi, në minutën e 21-të. Ndërsa për 0-3 është përkujdesur Ramadani.
Valmir Veliu në fillim të pjesës së dytë realizoi për 0-4, kurse në minutën e 58-të, Kastriot Selmani e shënoi golin e pestë për llapjanët. Katër minuta para fundit të ndeshjes ka realizuar Gentrit Begolli. Llapi ngritet në kuotën e 12 pikë, derisa mbetet e fundit me 7 pikë.
/Epoka e re/