Llapi dhe Ballkani ndahen në baraz në “Zahir Pajaziti”

06 tetor 2024 | 17:09

Llapi dhe Ballkani kanë barazuar pa gola në ndeshjen e javës së tetë në Superligën e Kosovës.

Shiu që nuk u ndal për asnjë moment duket se i pagoi skuadrat të tregonin më të mirën në fushën e lojës, e cila po ashtu ishte rënduar. 

Llapi kishte një rast të mirë me Hmadi Namanin, por goditja me kokë e tij shkoi jashtë.  Edhe pjesa e dytë nuk solli shumë gjëra, duke bërë që skuadrat të ndajnë pikët. 

Ballkani dhe Llapi ndajnë pozitat dy dhe tre me nga 14 pikë pas tetë ndeshjeve të zhvilluara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, e ka…