
Llapi dhe Drenica kualifikohen në gjysmëfinale të Kupës
26 shkurt 2025
| 15:13
Skuadra e Llapit dhe ajo e Drenicës janë kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll.
Llapi këtë sukses e arriti falë fitores në çerekfinale kundër Malishevës me rezultat 1-0. Golin e fitores e shënoi Ardit Tahiri në fund të pjesës së parë pas asistimit të Arbnor Ramadanit.
Nga ana tjetër, Malisheva pati rastet e veta për shënim, por nuk arriti të barazon rezultatin dhe në këtë mënyrë duhet të pajtohet me eliminim nga Kupa.
Ndërsa skuadra e Drenicës e siguroi kualifikimin, pasi e mposhti Ferizajn me rezultat 1-0. Golin e fitores për kuqezinjtë e shënoi Mohamed Ange Fofana.
/Veton ZYMBERI/