Llapi dhe Drita, veç për fitore në “Zahir Pajaziti”

10 nëntor 2018 | 09:02

Deri i javës së pesëmbëdhjetë në elitë zhvillohet sot (e shtunë) në stadiumin “Zahir Pajaziti” në mes të Llapit dhe Dritës. Edon Zeqiri ka paralajmëruar se fitorja është alternativa e vetme e vendësve në këtë ndeshje por, sipas mbrojtësit Fidan Gërbeshi, për fitore në Podujevë udhëton edhe skuadra nga Gjilani.

KF Llapi synon tri pikët e plota ndaj Dritës në ndeshjen derbi të javës së 15-të në IPKO Superligën e Kosovës në futboll. Futbollisti Edon Zeqiri ka thënë të premten për “Epokën e re” se skuadra e Llapit dëshiron fitore në derbi, pasi çdo rezultat tjetër do të linte këtë skuadër shumë pas Prishtinës dhe Llapit në renditjen tabelore. “Gjatë gjithë javës jemi përgatitur për këtë ndeshje derbi dhe ne kemi respekt për skuadrën e Dritës që është kampione aktuale. Megjithatë, në këtë ndeshje, me mbështetjen e shikuesve, ‘Legjendave’, synojmë maksimumin, përndryshe do të mbesin shumë pas dy skuadrave tjera të para në tabelë. Atmosfera në klub është e mirë, kurse për këtë ndeshje mungojnë Januzi, Begolli dhe Hajdini”, ka thënë Zeqiri. Aktualisht Llapi pozicionohet në pozitën e tretë me 26 pikë, kurse katër pikë më pak ka skuadra e Dritës që pozicionohet e katërta.

Për ndeshjen që zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” ka folur edhe mbrojtësi i Dritës, Fidan Gërbeshi. “Ne dhe Llapi jemi dy nga pretendentët për titull të kampionit, prandaj do të jetë një ndeshje e bukur për publikun deri në fund. Ne udhëtojmë në Podujevë për pikët maksimale, për çfarë të gjithë futbollistët do ta japin maksimumin”, ka thënë Gërbeshi. Krahas ndeshjes Llapi – Drita, sot (e shtunë) nga ora 15:00 zhvillohet edhe ndeshja tjetër e javës së 15-të; takohen Liria dhe Flamurtari. Katër ndeshjet e tjera të kësaj xhiroje zhvillohen të dielën nga ora 13:30. /Veton ZYMBERI/

IPKO Superliga

Të shtunën takohen:

Liria – Flamurtari
Llapi – Drita

Të dielën takohen:

Gjilani – Drenica
Trepça ’89 – KEK-u
Prishtina – Ballkani
Feronikeli – Ferizaj
(Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 13:30)

LIGA E PARË

Të shtunën takohen:

2 Korriku – Drenasi
Trepça – Arbëria
Istogu – Onix

Të dielën takohen:

Vllaznia – Fushë-Kosova
Vitia – Kika
Besa – Vëllaznimi
Bashkimi (K) – Ramiz Sadiku
Vushtrria – Dukagjini

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të shtunën, me përballjen në mes të Rahovecit dhe Boreas…