Llapi dhe Prishtina luajnë baras, fiton Drita

10 nëntor 2024 | 15:18

Prishtina në kohën shtesë e ka fituar një pikë te Llapi, derisa Drita i ka arkëtuar pikët e plota në udhëtim te Ferizaji.

Përballja më interesante u zhvillua në “Zahir Pajaziti”, ku “Bardhëkaltërit” realizuan krejt në fund për ta marrë një pikë të madhe, në ndeshjen që u mbyll me rezultat 1:1.

Ilik Blakçori e kaloi Llapin në epërsi duke realizuar nga afërsia pas një asistimi të Valmir Veliut (31’).

Llapi pastaj u mbrojt për mrekulli, por në fund e pësoi. Prishtina krijoi një aksion të bukur krejt në fund, ku Ardian Limani gjeti rrugën drejtë rrjetës pas asistimit të Gallapanit (90+2’).

Me këtë pikë, Prishtina shkon në kuotën e 21 pikëve në pozitën e katërt kurse Llapi mbledhë 16 sosh në vendin e shtatë.

Në anën tjetër, Drita ka triumfuar me rikthim ndaj Ferizajt, ku epilogu përfundimtar doli të jetë 1:2.

Ferizaj arriti të kalojë në epërsi falë Betim Haxhimusës që mori një asistim të bukur nga Albion Kurtaj (60’).

Megjithatë, Drita u këndell shpejtë. Fillimisht me Besnik Krasniqin që shënoi nga pika e bardhë (68’).

Ndërsa, vetëm katër minuta më vonë Krasniqi asistoi për Egzon Bejtulain, i cili u përkujdes për t’ia fituar Dritës pikët e plota (72’).

Me këtë fitore, Drita rikthehet si lider në Superligën e Kosovës me 25 pikë ndërsa Ferizaj qëndron në pozitën e parafundit me 14 sosh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas vdekjes së…