Llapi e “blindon” Krasniqin
26 dhjetor 2017
| 11:47
Kampioni i vjeshtës në Vala Superligën e Kosovës në futboll, Llapi, është i vendosur t’i mbajë yjet kryesor.
Në këtë mënyrë mbrojtësi Besnik Krasniqi nuk do ta ketë mundësinë të largohet nga ky klub në afatin kalimtar të janarit. Lajmin e ka konfirmuar për “Epokën e re”, Tahir Batatina, trajner i Llapit. “Siç dihet Besnik Krasniqi ka kontratë me Llapin dhe do të jetë pjesë e klubit derisa t’i përfundojë kontrata”, ka thënë Batatina.
Llapi me 10 ditore, 4 barazime dhe 4 humbje është shpallur kampion i vjeshtës me 34 pikë të grumbulluara.
(Veton ZYMBERI)