Llapi e dërgon trofeun pranë varrit të Fadil Vokrri
Skuadra e Llapit e ka fituar Kupën e Kosovës në takimin ndaj Dukagjinit.
Llapjanët që fituan Kupën festuan me të në shumë vende, madje kupa ishte dërguar edhe në xhami të qytetit në Podujevë si dhe në stadionin “Zahir Pajaziti” për t’iu dhënë mundësi tifozëve dhe dashamirëve të Llapit që të bëjnë fotografi me kupë.
Por, llapjanët për të nderuar veprën dhe kontributin dhënë për futbollin e Kosovës e dërguan kupën edhe pranë varrit të legjendës, Fadil Vokrrit.
Ku shkruajnë: ‘Faleminderit Fadil Vokrri, presidenti legjendar’!
Postimi i plotë në “Facebook” i klubit futbollistik Llapi:
Trofeu dërgohet pranë varrit ku prehet shpirti i legjendës Fadil Vokrri
Kryesia e klubit sot ishte në vizitë tek varri i legjendës Fadil Vokrri dhe bëri homazhe pranë varrit të tij, njëherit në shenjë falenderimi për kontributin e dhënë për futbollin kosovar dhe pranimin e futbollit në instancat e larta të UEFA- dhe FIFA-s.
Faleminderit Fadil Vokrri, presidenti legjendar ?